Armatimi i ushtrisë, Mehaj thirrje qytetarëve të kuntribojnë duke dhuruar në Fondin e Sigurisë

17.07.2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë. Mehaj ka thënë se ushtria përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi, trasnmeton Telegrafi. “Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të […]

Armatimi i ushtrisë, Mehaj thirrje qytetarëve të kuntribojnë duke dhuruar në Fondin e Sigurisë Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.

Mehaj ka thënë se ushtria përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi, trasnmeton Telegrafi.

“Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit. Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2)”, ka njoftuar ministri.

Tutje, ministri ka thënë se për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë: ekosova.rks-gov.net/Service/41

Së fundmi, Ushtria e Kosovës është pajisur me dronë të blerë nga shteti i Turqisë.