Aprovohen mbi 35 mijë vota nga diaspora dhe refuzohen mbi 14 mijë

24.02.2021

Në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. Elezi në këtë konferencë për media ka thënë se deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako me fletëvotime. “Deri tani janë […]

Aprovohen mbi 35 mijë vota nga diaspora dhe refuzohen mbi 14 mijë

Në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.

Elezi në këtë konferencë për media ka thënë se deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako me fletëvotime.

“Deri tani janë numëruar 161 vendvotime  nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre ose mbi 33% e tyre. Poashtu në këtë qendër Shërbimi Votues i KQZ’së 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit.

Deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara. Arsyet janë të ndryshme për refuzimin e tyre”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

Po ashtu ai ka theksuar se janë duke vazhduar me procesin e rinumërimit të 494 vendvotimeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore me qëllim të përmbylljes së procesit zgjedhor. Pikërisht me qëllim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.  Deri më tani janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre”.

Etiketat