APK: Pas pandemisë, do ketë ndryshime të pariparueshme në psikologjinë e njerëzve

10.10.2020

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës ka thënë se në kushte normale do të organizonte një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë, institucionalë, me të gjitha kategoritë e popullatës e sidomos me klientët të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Sipas këtij asociacioni, kur të kalohet pandemia […]

APK: Pas pandemisë, do ketë ndryshime të pariparueshme në psikologjinë e njerëzve Foto: Ilustrim

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës ka thënë se në kushte normale do të organizonte një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë, institucionalë, me të gjitha kategoritë e popullatës e sidomos me klientët të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Sipas këtij asociacioni, kur të kalohet pandemia do të vërehet një gjendje të jashtëzakonshme në aspektin e shëndetit publik, do të ketë ndryshime të pa riparueshme në psikologjinë e njerëzve.

“Në këtë kohë pandemie; me të infektuar, të vdekur, të izoluar, me ekonomi në rënie rapide, me krizë financiare, me tjetërsimin e njerëzve, me ndërrimin e stilit të jetës, etj, etj në mendjen tonë tani janë prezent anksioziteti, pagjumësia, depresioni, sulmet e panikut, çrregullimet e stresit postraumatik (PTSD) si dhe ndërrimet e sjelljes”.

“Si përfundim jeta kurrë nuk do të jetë siç ishte. Kur të kalohet pandemia do të vërejmë një gjendje të jashtëzakonshme në aspektin e shëndetit publik, do të ketë ndryshime të pa riparueshme në psikologjinë e njerëzve”.

“Tani më shumë njerëz do ta humbin vendin e punës dhe do të përjetojnë vështirësi të mëdha financiare, disa do të kenë humbje në aspektin emotive për shkak të humbjes së të afërmve të tyre ndërsa martesat dhe raportet ndër-njerëzore do të ndikohen në masë të madhe nga të gjitha këto vështirësi”.

“Në shkencën psikiatrike llogaritet se nga “Covid Stres Sindroma” vuajnë mbi 25 % të popullatës botërore. Individët me këtë sindromë kanë frikë të madhe nga infeksioni, janë të brengosur për ndikimin socio – ekonomik të coronës, lexojnë çdo lajmë në lidhje me pandeminë e lajmet më tepër e përforcojnë brengën, andaj si pasojë vjen edhe deri te çrregullimet tjera siq është ksenofobia. E tërë kjo situatë do të shkakton trauma në të gjitha gjeneratat”.

“Kjo na tregon se për të zbutur sado pak këto pasoja duhet sa më parë që të reflektojnë të gjitha Institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria, ministria, IKSHP-ja, etj) si dhe të angazhohen në maksimum psikiatrit të cilët janë të gatshëm që të kontribuojnë në të mirë të ruajtës së shëndetit mendor të popullatës”.