Apeli i infektologut kosovar: Vaksinohuni sepse në Infektivë ka pacientë të shtrirë ndonëse kanë marrë vaksinën

30.07.2021 / Lajme

Apeli i infektologut kosovar: Vaksinohuni sepse në Infektivë ka pacientë të shtrirë ndonëse kanë marrë vaksinën
Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit situata me COVID-19 ka filluar të bëhet me serioze, pasi që ka nisur rritja e rasteve të infektimeve me këtë virus.

Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 72 raste pozitive me COVID-19.

Infektologu Salih Ahmeti ka theksuar se Kosova duhet ta ketë si shqetësim mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të këtij virusi.


Po ashtu infektologu Ahmeti ka deklaruar në Edicionin Special në KlanKosova se ditëve të fundit është rritur edhe numri i personave të hospitalizuar me COVID-19.

“Ditëve të fundit kemi një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në krahasim me javët e mëparshme, pra kemi shtim edhe të numrit të personave të hospitalizuar, sidoqoftë ky numër nuk është shqetësues.

Kjo do të thotë se jemi në një situatë që kemi paralajmëruar edhe më herët”.

Ahmeti ka treguar se kanë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së pacientë që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 si dhe të dytën.

“Aktualisht kemi dy raste të shtrirë që kanë marrë vaksinat dhe janë prekur sërish me COVID-19. Qytetarët duhet ta kenë parasysh se imuniteti pas-vaksinal nuk arrihet menjëherë pas marrjes së vaksinës. Një imunitet i plotë vaksinal arrihet së paku dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës”.

“Ditët e fundit kemi evidentuar 10 raste të tillë, ku pesë raste e kanë marrë infeksionit pas dozës së parë të vaksinës, kjo ndodh për faktin sepse pas dozës së parë të vaksinës duhet të tejkalojnë tri javë që të krijohet një imunitet mbrojtës post-vaksinal.

Ka qenë koincidencë që këta persona e kanë marrë virusin pasi nuk e kanë krijuar imunitetin kundër COVID-19 edhe pse e kanë marrë dozën e parë, pra imuniteti post-vaksinal fitohet tre javë pas marrjes së dozës së parë, ndërsa pasi merren të dy doza imuniteti post-vaksinal vjen dy javë pas vaksinimit”, ka thënë Ahmeti.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *