Apel nga Policia: Shmangni pikën kufitare Merdarë, përdorni kalime të tjera për të shmangur pritjet
04.01.2025
Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që planifikojnë të kalojnë kufirin nëpërmjet Pikës Kufitare në Merdarë.
Sipas informacioneve të fundit, kjo pikë po përballet me kolona dhe pritje të gjata, duke krijuar pengesa në qarkullimin e udhëtarëve.
Autoritetet inkurajojnë qytetarët që të përdorin pikat e tjera kufitare për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar fluksin e automjeteve në Merdarë.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
“Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrat e mëposhtëm:
- 📞 045 198 000
- 📞 045 198 606
- Pa pagesë: 0800 50095