Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Kur të vije radha jote, merre vaksinën anti-COVID!

31.03.2021

Që nga dita e djeshme ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca. Fillimisht vaksinën po e marrin personeli shëndetësor pastaj personat e moshuar me moshë mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike. Kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID ka ardhur në mbrëmjen e së dielës me rreth 24 mijë doza të vaksinës […]

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Kur të vije radha jote, merre vaksinën anti-COVID! Foto: Ilustrim

Që nga dita e djeshme ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca.

Fillimisht vaksinën po e marrin personeli shëndetësor pastaj personat e moshuar me moshë mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID ka ardhur në mbrëmjen e së dielës me rreth 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, i mundësuar nga COVAX dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë shprehur të lumtur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Ambasada e SHBA-së u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kur t’u vijë radha.

“Të lumtur të shohim që vaksinimet po shkojnë mirë… kur të vijë radha jote, merre vaksinën!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.