Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

25.07.2021

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ambasada amerikane u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident. “Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në […]

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci Foto: Ilustrim

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ambasada amerikane u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.

“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.