Ambasada Britanike përgëzon KQZ-në për procesin zgjedhor dhe pret formimin e institucioneve të reja

30.12.2025

Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të përfshirët në zhvillimin e një procesi tjetër zgjedhor të rregullt, i cili u mbajt të dielën.

Në reagimin e saj, Ambasada ka vlerësuar angazhimin e zyrtarëve dhe vullnetarëve gjatë procesit të numërimit të votave, duke theksuar përkushtimin e tyre në realizimin e këtij procesi.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Po ashtu, në mesazhin e publikuar, Ambasada ka theksuar se mezi pret formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.