Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”

28.12.2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në njoftim thuhet se bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht […]

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Edhe zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka konfirmuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.