LVV
PDK
LDK
AAK

Aksion simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët – “Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë.”

para 34 dite

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ndërmarrë një aksion simbolik sot për të denoncuar atë që ai e quan standarde të dyfishta në drejtësi dhe trajtim institucional ndaj shqiptarëve dhe serbëve në Bujanoc.

Aksion simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët – “Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë.”

Aksioni u zhvillua para stacionit policor dhe Gjykatës Themelore në qytet.

Mesazhi i qartë i këtij aksioni ishte: “Shqiptarët i shihni me lupë, ndërsa për serbët i mbyllni sytë!”. Kjo frazë u vendos para dy institucioneve, duke tërhequr vëmendjen mbi problemet që Lutfiu thotë se ekzistojnë në trajtimin e drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Lutfiu shkroi:
“Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook, një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoi zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH.”

Ai kritikoi edhe dënimin e një shqiptari nën pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërkohë që sipas tij, autoritetet nuk vepruan ndaj një zyrtareje policore nga Medvegja, e cila kishte përdorur një gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve duke i quajtur “minjë”.

Në përfundim të reagimit të tij, Lutfiu shtoi:
“Prandaj, ‘Alo Policia, Alo Prokuroria’ ishte thirrja jonë sot!”

Etiketat

Ofertat e fundit