Aksident i rëndë në Bershanc, çiklisti i mitur përfundon në QKUK
16.04.2026
Një aksident trafiku me pasoja të rënda është raportuar mbrëmjen e 15 prillit 2026 në fshatin Bershanc të Suharekës, rreth orës 18:25.
Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, të dy me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili është i mitur.
I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
