AKB dhe ATK : Rreth 38 mijë biznese përfituan nga falja e ndëshkimeve

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve e kryesuar Kryetari Agim Shahini ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës –ATK ku u prit nga u.d Drejtori i ATK-se Ekrem Hyseni me zv drejtorin Nahit Sharku ku biseduan për harmonizimin dhe mbështetjen e bizneseve kosovare.

 Agim Shahini tha se ATK-ja si agjension përgjegjës për mbledhjen e tatimeve të brendshme në të kaluarën ka pasur një performancë të mirë por pandemia këtë e ka zbeh për shkak të rënies së aktiviteteve ekonomike në vend, prandaj AKB ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës lehtësira për biznese që nuk pasur likuiditet financiar për të pagur tatimet dhe ndëshkimet që të bëjnë lëshime në falje të ndëshkimeve të cilat ishin të panevojshme në kohën e Pandemisë Covid 19.

Qeveria  e Kosovës vlerësoi vështërsit e bizneseve vendore dhe ka marrë një vendim të drejt për të zhbllokuar llogaritë bankare dhe faljen e ndëshkimeve për të cilët bizneset kanë pasur shumë nevojë për të.

Ftojmë bizneset e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është ofruar nga Qeveria e Kosovës, sepse nga kjo nuk do të humb askush përpos që do të përfitojnë bizneset zbritje rreth 30% të shumave të borxheve,

AKB e vlerëson lartë se nga kjo do të përfitojnë rreth 38 mijë biznese dhe do të zhbllokohen rreth 1000 biznese të cilat kanë qenë të atakuara nga borxhet dhe ndëshkimet e vonuara.

RAPORTO