Afër 9,900 punëtorë kanë përfituar nga masat e Pakos për Ringjalljen Ekonomike

13.11.2021

Përderisa për periudhën janar-tetor të vitit 2021 të hyrat kanë shënuar shifrën e 512.5 milionë euro, e që tejkalojnë projeksionet e planifikuara, duke shënuar rritje për 31.3 për qind. Kështu ka thënë drejtori i Administratës së Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë për Ekonomia Online, i cili tregon se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë arritur […]

Afër 9,900 punëtorë kanë përfituar nga masat e Pakos për Ringjalljen Ekonomike Foto: SuharekaOnline

Përderisa për periudhën janar-tetor të vitit 2021 të hyrat kanë shënuar shifrën e 512.5 milionë euro, e që tejkalojnë projeksionet e planifikuara, duke shënuar rritje për 31.3 për qind.

Kështu ka thënë drejtori i Administratës së Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë për Ekonomia Online, i cili tregon se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë arritur të tejkalojnë edhe planin e të hyrave me mbi 40 milionë euro, apo 8.5 për qind.

Tutje, ai ka treguar se 9 mijë e 986 punëtorë kanë përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike nga pandemia.

“Në kuadër të Pakos së fundit të Ringjalljes Ekonomike janë paraparë 5 masa dhe në kuadër të këtyre masave, masa 1 ka të bëjë me punësimin dhe ne si institucion dihet që kemi qenë të autorizuar që për masën 1.1,1.2 dhe 1.3 të krijojmë platformën digjitale për t’i dhënë mundësi bizneseve dhe punëtorëve të aplikojnë për përfitim nga këto masa dhe si rezultat 9986 punëtorë kanë përfituar nga këto tri masa”.

Derisa për luftimin e informalitetit, drejtori Murtezaj ka thënë se përkundër sfidave të shumta, ATK-ja në vazhdimësi zhvillon aktivitete, duke lansuar edhe një projekt në drejtim të punëtorëve të paformalizuar.

E saktësisht nuk dihet numri tyre, derisa ai thotë se ka ngritje të numrit të tyre si rezultat i Pakos Emergjente Fiskale.