ATK me të hyra rekord dhe rritje mbi 10% për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

10.07.2025

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar një rritje të konsiderueshme të të hyrave gjatë periudhës janar – qershor të vitit 2025, duke arritur shumën prej 524.1 milionë euro.

ATK me të hyra rekord dhe rritje mbi 10% për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 Foto: Ilustrim

Kjo paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro, ose 10.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media, ku theksoi se kjo rritje është dëshmi e qartë e përparimit të institucionit në mbledhjen e të hyrave dhe forcimit të sistemit tatimor në vend.

“Vizioni ynë është ndërtimi i një administrate tatimore të krahasueshme me administratat e vendeve të zhvilluara,” tha Murtezaj, duke u ndalur edhe te vlerësimet ndërkombëtare për performancën e ATK-së.

Sipas raportit të FMN-së të publikuar në janar 2025, bazuar në anketën globale ISORA, e cila mat performancën e administratave tatimore në mbarë botën, Kosova ka dalë dukshëm më mirë se vendet në zhvillim në 7 nga 8 indikatorët matës. Ndërkaq, në 5 prej tyre, ATK-ja është në mesataren apo mbi mesataren e vendeve të zhvilluara, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.

Murtezaj ka theksuar gjithashtu se në fokus të reformave të ardhshme është kalimi nga qasja harduerike në atë softuerike në procesin e fiskalizimit. “Ky tranzicion do të mundësohet përmes një aplikacioni dhe pritet të rrisë efikasitetin dhe transparencën në sistemin tatimor,” shtoi ai.

Rezultatet e fundit konfirmojnë një trend pozitiv në zhvillimin institucional të ATK-së dhe përforcojnë besimin në reformat që po ndërmerren në kuadër të modernizimit të administratës tatimore në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More