Abdixhiku: Qeveria t’i marrë parasysh propozimet tona për krizën energjetike

27.08.2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një videomesazhi në Facebook ka ripërsëritur dhjetë propozimet e këtij subjekti politik për zbutjen e krizës energjetike, të cilat ditë më parë i paraqitën në një konferencë për media dy deputetët Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa. Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh […]

Abdixhiku: Qeveria t’i marrë parasysh propozimet tona për krizën energjetike Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një videomesazhi në Facebook ka ripërsëritur dhjetë propozimet e këtij subjekti politik për zbutjen e krizës energjetike, të cilat ditë më parë i paraqitën në një konferencë për media dy deputetët Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh propozimet e LDK-së dhe të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur forma për kursimin e energjisë elektrike.

“Qeveria në vazhdimësi është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë në kohë. Ajo ka pasur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si një vit më parë”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai më pas ka paraqitur pikat e LDK-së ndër të cilat përfshihen: Paketa e re e subvencionimit për çdo familje kosovare; Ekzekutimi mjeteve të zotuara nga viti paraprak; Rishikimi tarifave diskriminuese të tanishme; Kontrata afatgjate furnizimi; Heqja e TVSH-së në të gjitha faturat e energjisë; Asistimi i familjeve kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes; Riparimi i Bllokut A5 në KEK.

Kreu i LDK-së po ashtu ka kritikuar Qeverinë që ende nuk e ka një plan konkret të kursimit të energjisë.