AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për vaksinat dhe parandalimin e keqmenaxhimit të pandemisë

AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për vaksinat dhe parandalimin e keqmenaxhimit të pandemisë
Fisnik Sadiku

14.05.2021 / Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar organizimin e një seance të jashtëzakonshme për diskutimin rreth vaksinimit në masë dhe parandalimit të keqmenaxhimit të pandemisë.

Tahiri përmes një konference për media tha se në seancën e të hënës nuk duhet të diskutohet për programin e Qeverisë Kurti, por të diskutohet për vaksinimin në masë.

“AAK-ja kërkon organizmiin e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutojmë vetëm një temë, vaksinimin në masë dhe parandalimin e keqmenaxhimit të pandemisë. Në seancën e së hënës nuk duhet të diskutojmë për programin e qeverisë, situata e krijuar na imponon debatin për vaksinat, vaksnimin në masë dhe jo për një pamflet politik, partiak, të ashtuquajtur program qeverisës, i cili flet më shumë për donacione se sa për planin për vaksnimin në masë”, tha Tahiri.

Ai pyeti kryeministrin Albin Kurtin dhe minsitrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se çfarë po ndodh me blerjen e vaksinave.

“Çka po ndodhë o burra me blerjen e vaksinave, buxhetin e keni në Qeveri për blerjen e vaksinave nuk keni opozitë, jemi bashkë. E keni mundësinë e kontraktimit në diskrecion tuaj dhe nuk po kërkojmë nga ju info shtesë, por veprim. Kërkojmë nga Kurti dhe Vitia të veproni, nuk menaxhohet shteti as pandemia me lëmoshë, por me veprime konkrete”, shtoi Tahiri.

RAPORTO