AAK-ja fton në interpelancë ministrin Murati për çështjen e pensionistëve

24.04.2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti, iu ka bërë një padrejtësi të madhe pensionistëve, duke ua ulur shtesat. ‘Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një padrejtësie që iu bë pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Nuk mjaftoi paaftësia për t’i siguruar vaksinat për ta, […]

AAK-ja fton në interpelancë ministrin Murati për çështjen e pensionistëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti, iu ka bërë një padrejtësi të madhe pensionistëve, duke ua ulur shtesat.

‘Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një padrejtësie që iu bë pensionistëve nga Qeveria e Kosovës. Nuk mjaftoi paaftësia për t’i siguruar vaksinat për ta, ku kjo kategori shoqërore janë kategoria më e rrezikuar nga Covid-19. Për ta rënduar edhe më tej gjendjen e tyre, tani edhe në aspektin financiar përveç atij shëndetësor, kjo qeveri paturpësisht vendosi që t’i ulë shtesat e pensioneve për ta për 1/3 nga shtesa e merituar nga qeveria e kaluar. Ky vendim e dëmton tej mase gjendjen e pensionistëve, që njihet si kategoria me gjendjen më të rëndë sociale’, u shpreh Tahiri.

LEXO EDHE:  Një sy shprese për Kosovën Fituese: Oftamologu nga Suhareka, Dr. Samir Bytyçi kandidat i AAK-së

Tahiri ka treguar se Aleanca e ka ftuar në interpelancë Ministrin e Financave, Hekuran Murati për të dhënë llogari për këtë vendim.

‘Të shtyrë nga gjendja e tyre e rëndë, por dhe nga bisedat me ta ku ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer me këtë qeveri, Grupi Parlamentar i AAK-së do ta ftojë në interpelancë në Kuvendin e Kosovës Ministrin e Financave Hekuran Murati për të dhënë llogari për këtë vendim zhgënjyes.

Përveç që është jonjerëzore, është mashtrim që të marrësh vota me premtime për rritje të pensioneve, e t’i ulësh ato që në ditët e para të qeverisjes’, ka thënë Tahiri.

Etiketat