A do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor, flet ministrja Nagavci

17.09.2021

Ministrja e ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në shoqërim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një konferencë për media, kanë njoftuar se nga 1 tetori i këtij viti aktual, do të hiqen pagesat për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovës. Po ashtu, kryeministri […]

A do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor, flet ministrja Nagavci Foto: Ilustrim

Ministrja e ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në shoqërim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një konferencë për media, kanë njoftuar se nga 1 tetori i këtij viti aktual, do të hiqen pagesat për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Kurti në konferencë ka bërë të ditur se ky vendim vlen për studentët e vitit akademik 2021/2022.

Ndërsa, gjatë kësaj konference, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është pyetur se a do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor.

Ministrja Nagavci është përgjigur duke thënë se të hënën e javës së ardhshme do të ketë mbledhje Task Forca në nivel të Ministrisë së Arsimit, ku në këtë mbledhje do të diskutohet për fillimin e vit të ri shkollor 2021/2022.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor që është bërë njëherë deri më 13 shtator dhe herën e dytë deri më 26 shtator, një gjë e tillë është bërë me rekomandim të institucioneve shëndetësore.

Ministrja e Arsimit ka deklaruar se zyrtarisht viti i ri shkollor 2021/22 është i pafilluar.

Po ashtu, Nagavci ka bërë të ditur se në mbledhjen e Task Forcës në kuadër të ministrisë do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve të humbura, pra janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor.