A do të rritet çmimi i ujit? Tregojnë nga Autoriteti Rregullator i Ujit
Të martën në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është diskutuar për rritjen e mundshme të tarifave të ujit të pijes. Nga zyrtarët e Autoritetit Rregullator të ujit në Kosovë, gjatë raportimit është thënë se ata janë duke bërë presion të vazhdueshëm tek kompanitë rajonale të ujësjellësve që të mos rriten faturat e […]
Të martën në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është diskutuar për rritjen e mundshme të tarifave të ujit të pijes.
Nga zyrtarët e Autoritetit Rregullator të ujit në Kosovë, gjatë raportimit është thënë se ata janë duke bërë presion të vazhdueshëm tek kompanitë rajonale të ujësjellësve që të mos rriten faturat e ujit, duke i zvogëluar humbjet e panevojshme të ujit.
Front Online ka pyetur në Autoritetin Rregullator të Ujit në Kosovë se a do të ketë shtrenjtim të tarifave të ujit për këtë vit.
Nga ky autoritet kanë thënë se deri më 31 dhjetor të këtij viti nuk do të ketë ngritje të çmimeve.
“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujerave të ndotura nuk do të pësojnë ndryshime deri më 31 dhjetor të vitit 2021”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por nuk përjashtohet mundësia që nga viti i ardhshëm të mos ndodhë kjo, pavarësisht që ARRU-ja nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë.
Aktualisht është duke u punuar në procesin tarifor për vitet 2022 deri 2024.
“Aktualisht ARRU është duke përgatitur procesin tarifor për vitet 2022-2024 dhe është e përkushtuar që çmimet e shërbimeve për ujë dhe ujëra të ndotura, të mos rriten as ne tre vitet e ardhshme”, kanë thënë nga ARRU për Front Online.