Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa pjesë të Suharekës

22.04.2025

Hidroregjioni Jugor njofton opinionin publik dhe banorët e njësisë së Suharekës për një ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kjo ndërprerje e papritur vjen si pasojë e një defekti të konstatuar në gypin kryesor transportues, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Gjinoc.

Si rezultat i këtij defekti, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i ndërprerë në zonat e mëposhtme:

  • Suharekë
  • Shirokë
  • Gjinoc
  • Gelancë
  • Leshan
  • Tërnje
  • Neperbisht

Ekipet teknike të Hidroregjionit Jugor janë mobilizuar menjëherë dhe ndodhen aktualisht në terren duke punuar intensivisht për sanimin sa më të shpejtë të defektit. Përpjekjet maksimale janë duke u bërë për të rikthyer normalitetin e furnizimit me ujë brenda një kohe sa më të shkurtër.

Hidroregjioni Jugor kërkon mirëkuptimin e të gjithë abonentëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit. “Ne ju sigurojmë se jemi të angazhuar plotësisht në zgjidhjen e këtij problemi dhe do të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.”