Reqani, Samadrexha, Reshtani dhe Savrova përballen me mungesë uji për shkak të rrymës
Komuna e Suharekës po përballet me vështirësi në furnizimin me ujë për disa fshatra, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.
Njësia lokale e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor”, ka njoftuar se pompat e ujit nuk po funksionojnë normalisht, pasi tensioni i rrymës shpesh është i ulët ose mungon një fazë gjatë rikthimit të energjisë. Kjo situatë ka bërë të pamundur furnizimin e vazhdueshëm me ujë për banorët.
Fshatrat më të prekur nga këto ndërprerje janë Reqan, Samadrexhë, Reshtan, Semetisht dhe Savrovë. Banorët e këtyre zonave po përballen me vështirësi të mëdha për plotësimin e nevojave ditore për ujë.
Përfaqësuesit e “Hidroregjioni Jugor” paralajmërojnë se situata mund të shkaktojë dëmtime teknike në pompat e ujit, gjë që do të bëjë furnizimin edhe më të paqëndrueshëm në ditët në vijim.