A do të mbahet mbrëmja e maturës dhe ekskurzionet për nxënësit sivjet? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

A do të mbahet mbrëmja e maturës dhe ekskurzionet për nxënësit sivjet? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Lajme

Vitin e kaluar në mesin e aktiviteteve që u ndaluan ishte edhe matura dhe ekskurzionet e nxënësve.

Por edhe këtë vit, ndonëse janë liruar masat, s’dihet ende se a do të lejohen këto dy aktivitete.

Nga Ministria e Shëndetësisë për IndeksOnline kanë thënë se deri më datën 15 qershor do të rishikohen masat e reja, ku pritet të shihet për ndonjë ndryshim.

“Deri më datën 15 qershor në fuqi do të jenë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës më 28 maj 2021, të cilat kanë hyrë në fuqi më 31 maj 2021.

Para 15 qershorit, masat në varësi të situatës epidemiologjike rishikohen dhe çdo vendim që do të merret, do të bëhet sipas rekomandimeve që vijnë nga IKSHPK”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, në mëngjesin e së mërkures kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një kërkesë publike ndaj MASHT-it dhe MSH-së për shqyrtimin e mbajtjes së mbrëmjes së maturës dhe ekskurizoneve.

RAPORTO