A do të bllokohet sistemi arsimor?, SBASHK’u thërret mbledhje të jashtëzakonshme

11.11.2021

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga SBASHK-u pritet të merren vendime për veprimet sindikale që do t’i marrin nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë e Kosovës dhe nëse nuk merret ndonjë vendim lidhur me implementimin e Ligjit të Pagave. Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë thënë se do të merret vendimi për veprimet sindikalae […]

A do të bllokohet sistemi arsimor?, SBASHK’u thërret mbledhje të jashtëzakonshme Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga SBASHK-u pritet të merren vendime për veprimet sindikale që do t’i marrin nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë e Kosovës dhe nëse nuk merret ndonjë vendim lidhur me implementimin e Ligjit të Pagave.

Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë thënë se do të merret vendimi për veprimet sindikalae nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur edhe me implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive.

“Kemi nderin t’ju ftojmë në takimin e jashtëzakonshëm që do ta mbajmë me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive”, thuhet në një njoftim për media nga SBASHK-u.

Takimi do të mbahet në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, të premten, më 12 nëntor me fillim në orën 14:00.

Kujtojmë që SBASHK’u ka paralajmëruar mëherët bllokim të sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji për Paga.