Patrullat policore të palodhura në shërbim të qytetarëve

15.05.2021

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID. Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë. Vetëm gjatë ditës së […]

Patrullat policore të palodhura në shërbim të qytetarëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID.

Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë.

Vetëm gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka gjobitur 649 qytetarë për mosrespektimin e masave antiCOVID, ku një gjë e tillë bëhet e ditur sipas raportit të fundit.

Patrullat policore, së bashku me inspektorë kompetentë po realizojnë kontrolle në biznese, mjete transporti, sheshe e rrugë, në zbatim të ligjit AntiCOVID-19.

“Të respektohen vendimet e institucioneve të vendit dhe ligji AntiCOVID, pasi pasi pandemia është ende prezent në mesin tonë dhe të gjithë së bashku ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit” apelon Policia e Kosovës te qytetarët.

Rikujtojmë se gjatë ditëve të fundit në bazë të raporteve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është shënuar një rënie e rasteve pozitive me COVID-19, dhe njëkohësisht Policia e Kosovës ka bërë të ditur se falë një bashkëpunimi të pakursyer nga të gjithë, durimi konsistent dhe mirkuptimi reciprok tanimë gjendja është nën kontroll të institucioneve shtetërore.