8,703 raste aktive me COVID-19, IKSHPK bën thirrje për respektimin e masave

05.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 591 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të djeshme në […]

8,703 raste aktive me COVID-19, IKSHPK bën thirrje për respektimin e masave Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 591 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Peqan (1) dhe Suharekë (4).

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.

Rastet tjera pozitive vijnë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje sërish tek të gjithë qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-COVID.

Tutje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që:

  1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
  2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
  3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
  4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
  5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.