8 vjeçar në kohë lufte, Gjykata Speciale e fton si dëshmitar të paraqitet në Hagë

02.06.2021

Gjykata Speciale ka filluar përsëri që të ftojë persona nga Kosova për në Hagë si në cilësinë e dëshmitarit ashtu edhe në atë të dyshuarit. Një ftesë e tillë i ka ardhur edhe një personit i cili në kohë lufte ai ishte vetëm 8 vjeç. Bëhet fjalë për qytetin Fahri Fazliu, i cili ka njoftuar […]

8 vjeçar në kohë lufte, Gjykata Speciale e fton si dëshmitar të paraqitet në Hagë Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Gjykata Speciale ka filluar përsëri që të ftojë persona nga Kosova për në Hagë si në cilësinë e dëshmitarit ashtu edhe në atë të dyshuarit.

Një ftesë e tillë i ka ardhur edhe një personit i cili në kohë lufte ai ishte vetëm 8 vjeç.

Bëhet fjalë për qytetin Fahri Fazliu, i cili ka njoftuar se dje është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Fazliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ftesën e ka pranuar të martën pasdite, ndërsa më 23 qershor i është kërkuar të paraqitet në Hagë.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç. #LiriakaEmërUÇK.🇦🇱”, ka shkruar Fazliu në Facebook.