8 të vdekur në burgjet e Kosovës brenda 1 viti

01.01.2022

“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1730 të burgosur, prej tyre 613 janë të paraburgosur, ndërsa 1117 janë të dënuar”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së. Në anën tjetër, ata kanë njoftuar edhe se që nga fillimi e deri në fund të këtij viti, në ambientet e burgjeve kanë vdekur tetë të burgosur, pa sqaruar rrethanat e […]

8 të vdekur në burgjet e Kosovës brenda 1 viti Foto: Ilustrim

“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1730 të burgosur, prej tyre 613 janë të paraburgosur, ndërsa 1117 janë të dënuar”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Në anën tjetër, ata kanë njoftuar edhe se që nga fillimi e deri në fund të këtij viti, në ambientet e burgjeve kanë vdekur tetë të burgosur, pa sqaruar rrethanat e vdekjes.

E falje nuk do të ketë për të burgosurit, për shkak se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vendosur të mos falë asnjë të burgosur.

Kjo pasi Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e kërkesave për falje është jofunksional, ngase i ka skaduar mandati.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani, 103 kërkesa për falje janë përcjellë për procedurë të mëtutjeshme në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Nga Presidenca kanë thënë se “kërkesat për falje, të cilat pranohen nga Zyra e Presidentes, shqyrtohen nga ky komision, i cili është në themelim e sipër”.

“Pasi që të konstituohet dhe pas shqyrtimit të kërkesave, Komisioni i propozon presidentes faljen dhe jo të personave që kanë kërkuar falje presidenciale”, kanë thënë tuje nga Presidenca./lajmi.net/