736 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës, 60 në Prizren

22.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 736 pacientë. Sipas njoftimit,606 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ku 34 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 572 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. “Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë […]

736 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës, 60 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 736 pacientë.

Sipas njoftimit,606 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ku 34 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 572 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë 14 prej tyre në gjendje të rënduar 243 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 254 me oksigjeno-terapi.Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive 112 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 65 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 23 pacientë, Klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë 10 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 1 paciente”  thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 424 pacientë 21 prej tyre në gjendje të rënduar 363 të konfirmuar pozitivë 318 me oksigjeno-terapi.

Sipas këtyre të dhënave është bërë e ditur se në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit 60 pacientë, Spitali i Gjakovës 67 pacientë, Spitali i Pejës 95 pacientë, Spitali i Gjilanit 79 pacientë, Spitali i Ferizajt 59 pacientë, Spitali i Mitrovicës 47 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 17 pacientë” thuhet tutje në njoftim.