73 të vdekur nga COVID-19 për një javë, nga IKSHPK thonë se jemi në rrugë të mbarë

13.08.2020

Ani pse vetëm brenda një javë në Kosovë janë shënuar 73 viktima nga koronavirusi, i pari i IKSHPK’së, Naser Ramadani po vlerëson se vendi është në rrugë të mbarë në përballjen me pandeminë. 373 viktima janë shënuar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, 73 prej tyre vetëm javën e fundit. Pavarësisht […]

73 të vdekur nga COVID-19 për një javë, nga IKSHPK thonë se jemi në rrugë të mbarë

Ani pse vetëm brenda një javë në Kosovë janë shënuar 73 viktima nga koronavirusi, i pari i IKSHPK’së, Naser Ramadani po vlerëson se vendi është në rrugë të mbarë në përballjen me pandeminë.

373 viktima janë shënuar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, 73 prej tyre vetëm javën e fundit.

Pavarësisht se situate me Covid-19 është përkeqësuar muajve të fundit, IKSHPK po vlerëson se vendi është në rrugë të mbarë dhe situate po stabilizohet.

Kështu po thotë kreu i Institutit, Naser Ramdani, i cilia k thënë se vërehet një rënie e lehtë, të cilën ai e quan stabilizim dhe rrugë të mbarë, shkruan Metro.

“Tashmë jemi në rrugë të mbarë. Që disa ditë nga java e kaluar kemi qenë shumë të stabilizuar në situatën epidemiologjike dhe po vazhdojmë me këtë stabilitet. Qytetarët kanë filluar t’i respektojnë masat dhe kjo vërehet në rënien graduale – të lehtë të moderuar mund të them – të ngadalshme por të sigurt drejt uljes së lakores emidemiologjike. Në 24 orët e fundit, në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP me metodën PCR tashmë janë testuar gjithsej 491 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren që rezultojnë me 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes”, tha ai.

Etiketat

Ofertat e fundit