62 aksidente trafiku, një me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
10.12.2025
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1.833 gjoba trafiku.
Poashtu, policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 10 i ka dërguar në mbajtje.