57 pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

21.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 734 pacientë. Sipas njoftimit, 611 raste janë të konfirmuara me virusin Sars-CoV-2, ku 36 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. “Në QKUK janë të […]

57 pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 734 pacientë.

Sipas njoftimit, 611 raste janë të konfirmuara me virusin Sars-CoV-2, ku 36 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë15 prej tyre në gjendje të rënduar244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë261 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas klinikaveKlinika Infektive 110 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientëKlinika Infektive III ( Interno) 24 pacientëKlinika e Pulmologjisë me 83 pacientëMjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës InfektiveKlinika e Pediatrisë, 3 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 1 paciente” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431 pacientë, 380 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 341- me oksigjeno-terapi.

Sipas këtyre të dhënave është bërë e ditur se në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë.

“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431 pacientë 21 prej tyre në gjendje të rënduar 367 të konfirmuar pozitivë 329 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,57 pacientë Spitali i Gjakovës, 77 pacientëSpitali i Pejës, 96 pacientëSpitali i Gjilanit, 81 pacientëSpitali i Ferizajt, 59 pacientëSpitali i Mitrovicës, 45 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 16 pacientë” thuhet tutje në njoftim.