56% e energjisë elektrike vidhet në një fshatë në Mitrovicë
Një trafo në Stan-Tërg është në qendër të vëmendjes për shkak të vjedhjeve masive të energjisë elektrike.
Sipas të dhënave, 56% e energjisë elektrike të konsumuar në këtë zonë vidhet nga konsumatorët. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e rrymës po vidhet pa turp, duke rrezikuar dritat dhe të ardhmen e të gjithëve.
Vjedhja e energjisë elektrike është një problem serioz që po dëmton rëndë sistemin elektroenergjetik të vendit. Përveç humbjeve financiare, vjedhja e rrymës mund të shkaktojë edhe probleme të tjera, siç janë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe dëmtimi i pajisjeve elektrike.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të marrin masa të ashpra ndaj të gjithë atyre që vjedhin energji elektrike. Ligji është i qartë: gjoba të larta dhe deri në 3 vjet burg për ata që kapen duke vjedhur rrymë.