526 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

526 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Eurolinda Zenelaj

27.04.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme vërehet ulje e numrit të pacientëve.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se 542 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 526 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 389 pacientë,22 prej tyre në gjendje të rënduar, 332 të konfirmuar pozitivë dhe 290 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë, shkruan SuharekaOnline.

”Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 389 pacientë
22 prej tyre në gjendje të rënduar
332 të konfirmuar pozitivë
290 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 58 pacientë
Spitali i Gjakovës, 74 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 62 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

RAPORTO