505 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

505 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Eurolinda Zenelaj

28.04.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, prej tyre 505 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 475 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, 24 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 312 të konfirmuar pozitivë262 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 55 pacientë, raporton SuharekaOnline.

”Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

Spitali i Gjakovës, 61 pacientë

Spitali i Pejës, 86 pacientë

Spitali i Gjilanit, 56 pacientë

Spitali i Ferizajt, 48 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

RAPORTO