461 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

30.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 30 prill 2021, në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2. SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 571, […]

461 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klnik Universitar i Kosovës bazuar në raportet e datës 30 prill 2021, në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

SHSKUK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 571, prej tyre 461 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë, 22 prej tyre në gjendje të rënduar, 292 të konfirmuar pozitivë dhe 254 me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin Rajonal në Prizren aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë, raporton SuharekaOnline.

” Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Njoftimi i plotë:

COVID- 19: 571 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK-së, edhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 571 pacientë nga Sars-Cov-2, 461 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar
169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
185 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 86 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 44 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë

22 prej tyre në gjendje të rënduar
292 të konfirmuar pozitivë
254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë