444 raste aktive me COVID-19, “zbarkon” edhe varianti Delta Plus në Kosovë

11.11.2021

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Kamenicë  4, Podujevë  2, Prizren  2, Prishtinë  1, Fushë Kosovë  1, Vushtrri  1, Ferizaj  1, Gjakovë  1, Mitrovicë  1. Po ashtu, janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. Të shëruarit nga COVID-19 janë […]

444 raste aktive me COVID-19, “zbarkon” edhe varianti Delta Plus në Kosovë Foto: Ilustrim

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Kamenicë  4, Podujevë  2, Prizren  2, Prishtinë  1, Fushë Kosovë  1, Vushtrri  1, Ferizaj  1, Gjakovë  1, Mitrovicë  1.

Po ashtu, janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Fushë Kosovë  6, Prishtinë  5, Kamenicë  3, Pejë  2, Gjilan  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 444, prej tyre 12 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 160,905 raste nga 1,286,606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,978 raste të vdekjes.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 raste rezultojnë të kenë qenë të variantit Delta Plus.

Nga shtatëdhjetë mostrat e dërguara të cilat kanë rezultuar pozitive në Kosovë, të dërguara për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%)

“Pasi që janë detektuar 12 raste SARS CoV-2 varianti AY.4-like Delta Plus në Kosovë (20.33%), edhe-pse varianti Delta akoma është dominant (79.66%), ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“Duke pasur parasysh akoma numrin e lartë të personave aktiv që mund të bartin infeksionin dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithëve që t’i zbatojnë vendimeve të fundit të Qeverisë dhe të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i masave me një dinamikë të shtuar të kontrollit nga ana e Inspektorateve dhe Policisë së Kosovës për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjike dhe në uljen e numrit të vdekjeve.

Gjithashtu, i bëhet thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë me qëllim të mbrojtjes nga secili variant i SARS-COV-2 dhe arritjen sa më të shpejtë të imunitetit me vaksinën kundër Covid-19 duke u vaksinuar plotësisht”, përfundon njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë.