42 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më sot në Kosovë

42 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më sot në Kosovë
Çlirim Gashi

17.05.2021 / Lajme

Edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për grupmoshat mbi 65 vjeç.

Se si po ecë procesi i vaksinimit ka folur edhe koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Koordinatori i Qendrës se vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se gjatë së hënën janë vaksinuar 140 të moshuar, e ndërsa nëse llogarisim në total numri shkon deri në 8 mijë të vaksinuar.

Bardhi ka thënë se deri më tani janë vaksinuar 42 mijë persona në gjithë vendin.

I pyetur për problemet që po hasin nga të moshuarit lidhur me aplikimin online Bardhi tha që janë duke u marrë me këtë çështje dhe shumë shpejtë do të ketë lehtësira.

RAPORTO