30 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë

01.07.2021

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021. Prej tyre, 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi. Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë: 12 të konfirmuar me […]

30 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021.

Prej tyre, 30 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë: 12 të konfirmuar me COVID-19, 54 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë: 18 të konfirmuar pozitivë dhe 11 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.