295 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës, 36 në Prizren

10.05.2021

Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së. Nga raportimet e datës 10 maj 2021  nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 410 pacientë. 295 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në […]

295 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës, 36 në Prizren Foto: Ilustrim

Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së.

Nga raportimet e datës 10 maj 2021  nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 410 pacientë.

295 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar,113 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 136 me oksigjeno-terapi.

Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 36 pacientë, Spitali i Gjakovës 43 pacientë,Spitali i Pejës 53 pacientë, Spitali i Gjilanit 36 pacientë,Spitali i Ferizajt 33 pacientë, Spitali i Mitrovicës 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë