29 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, 3 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë. Prej tyre, 29 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 55 […]
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 81 pacientë.
Prej tyre, 29 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid në Klinikën Infektive.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë, prej tyre 16 të konfirmuar pozitivë dhe 13 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 15 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient dhe Spitali i Vushtrrisë nuk ka pacientë.