28 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

12.07.2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 82 pacientë, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 28 janë të konfirmuar pozitivë dhe 38 të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë: 19 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 […]

28 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 82 pacientë, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 28 janë të konfirmuar pozitivë dhe 38 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë: 19 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë+ 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë: 9 të konfirmuar pozitivë dhe 6 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.