255 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 36 në Prizren

12.05.2021

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme. Nga raportimet e përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi. 255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në […]

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.

Nga raportimet e përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi.

255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 129 me oksigjeno-terapi.

Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 36 pacientë, Spitali i Gjakovës 34 pacientë, Spitali i Pejës 41 pacientë, Spitali i Gjilanit 31 pacientë, Spitali i Ferizajt 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës 22 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 8 pacientë.