25 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

10.07.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë. Prej tyre, 25 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 25 janë me oksigjeno-terapi. Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po […]

25 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.

Prej tyre, 25 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 25 janë me oksigjeno-terapi.

Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me COVID-19.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 8 pacientë.