22 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë

24.07.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 91 pacientë. Prej tyre, 22 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë, 12 prej tyre me […]

22 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 91 pacientë.

Prej tyre, 22 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 78 pacientë, 12 prej tyre me COVID-19 pozitivë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 31 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë, 10 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 8 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 10 pacientë.

Etiketat