25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 225 në okisgjenoterapi

13.05.2021

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 319 pacientë. 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 […]

25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 225 në okisgjenoterapi Foto: Ilustrim

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 319 pacientë.

219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë, 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 115 me oksigjeno-terapi.

Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 38 pacientë, Spitali i Gjakovës 28 pacientë, Spitali i Pejës 36 pacientë, Spitali i Gjilanit 28 pacientë, Spitali i Ferizajt 19 pacientë, Spitali i Mitrovicës 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 9 pacientë.