214 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 18 në Prizren

22.05.2021

Sipas raportit të punës për datën 22 maj 2021, 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. 122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19. 6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë: 6 pacientë […]

214 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 18 në Prizren Foto: Ilustrim

Sipas raportit të punës për datën 22 maj 2021, 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë: 6 pacientë janë në gjendje të rënduar, 69 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 86 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 45 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 57 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 6 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 94 pacientë: 53 të konfirmuar pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 18 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 30 pacientë, Spitali i Gjilanit, 19 pacientë, Spitali i Ferizajt, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.