16 punëtorë kanë vdekur në vendet e punës gjatë vitit 2020

27.03.2021

Numri i vdekjeve në vendin e punës mbetet shqetësuese në Kosovë, për shkak të mos-sigurisë së punëtorëve. Vetëm gjatë vitit 2020 kanë vdekur 16 punëtorë në vendet e tyre të punës. Sektori i ndërtimtarisë tash e sa vite mbetet më i rrezikuari. Përderisa inspektimi i të gjitha vend punishteve është i pamundur për shkak të […]

16 punëtorë kanë vdekur në vendet e punës gjatë vitit 2020

Numri i vdekjeve në vendin e punës mbetet shqetësuese në Kosovë, për shkak të mos-sigurisë së punëtorëve.

Vetëm gjatë vitit 2020 kanë vdekur 16 punëtorë në vendet e tyre të punës.

Sektori i ndërtimtarisë tash e sa vite mbetet më i rrezikuari. Përderisa inspektimi i të gjitha vend punishteve është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës.

Kryeinspektori për Siguri në Punë, Agim Millaku, thotë se gjendja në sektorin privat nuk është e kënaqshme dhe se inspektorati i punës po has në vështirësi për të ndryshuar këtë gjendje, pasi ka një numër të vogël të inspektorëve në terren, e që po pamundëson edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga ana e punëdhënësve.

“Gjendja përgjithësisht nuk është e kënaqshme, s’jemi edhe ne të kënaqur vetë me gjendjen. Po është ashtu siç është edhe për momentin kemi bukur vështirësi me ndryshua këtë gjendje për arsye se kemi numër të vogël të inspektorëve në teren që kishin me bo numrin ma të madh të inspektimeve, me rrit mbikëqyrjen e zbatimeve të ligjeve, ashtu që t’u bëjmë me dije të dy palëve në proces të punës.

LEXO EDHE:  Shoferi kosovar gjetet i vdekur në kamion në Serbi

Të punëdhënësve dhe të punëtorëve që duhet respektimi duhet të krijohen raporte të shëndosha, duhet të krijohen marrëdhënie të rregullt të punës përmes lidhjes së kontratave të punës, përmes inspektimeve të dispozitave ligjore, ku janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e palëve në proces punë”, tha ai për KP.

Etiketat