139 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 17 në Prizren

20.05.2021

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 237 pacientë. Sipas raportit të punës për datën 20 maj 2021, 237 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. 139 janë të konfirmuar me COVID-19, 11 […]

139 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 17 në Prizren Foto: Ilustrim

Bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjthshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 237 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 20 maj 2021, 237 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

139 janë të konfirmuar me COVID-19, 11 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 168 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 133 pacientë: 7pacientë janë në gjendje të rënduar, 74 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 102 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 52 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë, Mjekimi Intensiv-COVID, 8 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 104 pacientë: 4 në gjendje të rënduar, 65 të konfirmuar pozitivë, 66 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 17 pacientë, Spitali i Gjakovës, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 32 pacientë, Spitali i Gjilanit, 23 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.