1.
128 raste aktive me coronavirus në Kosovë
17.09.2022
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se në vendin tonë aktualisht janë 128 raste aktive me virusin COVID-19. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 persona, kurse nga fillimi i pandemisë me COVID-19 e deri […]
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se në vendin tonë aktualisht janë 128 raste aktive me virusin COVID-19.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 persona, kurse nga fillimi i pandemisë me COVID-19 e deri tani kanë vdekur 3,199 persona.
Gjithashtu, nga kjo ministri kanë shtuar se brenda kësaj periudhe kohore prej 24 orëve të fundit janë vaksinuar 29 persona, ku nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1,835,944 doza të vaksinës anti-COVID.
