12 komuna paralele, 9 posta dhe mbi 10 ndërmarrje publike u mbyllën vetëm gjatë vitit 2024

para 16 dite

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka ndërmarrë një fushatë intensive për mbylljen e komunave paralele serbe që operonin në territorin e Kosovës.

12 komuna paralele, 9 posta dhe mbi 10 ndërmarrje publike u mbyllën vetëm gjatë vitit 2024

Këto aksione, të cilat kanë filluar që nga fillimi i vitit 2024, kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe parandalimin e veprimtarive që konsiderohen të paligjshme nga institucionet e Kosovës.

Në janar të vitit të kaluar, autoritetet kosovare mbyllën katër komuna paralele serbe në Dragash, ndërsa në fillim të shkurtit, një aksion i ngjashëm u zhvillua në Pejë, Istog dhe Klinë. Këto komuna, sipas qeverisë së Kosovës, vepronin jashtë ligjit dhe lëshonin dokumente të pavlefshme për qytetarët.

Gjithashtu, gjatë vitit 2024, u mbyllën edhe institucione të tjera paralele serbe, siç janë posta, bankat dhe ndërmarrjet publike, veçanërisht në veri të Kosovës.

Me 26 janar 2024, autoritetet kosovare i mbyllen katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në çarkun e Dragashit, në jug të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha “Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, në një video në Facebook shtoi se komunat paralele u mbyllën në fshatin Vranisht në Dragash, të cilat kishin vepruar në një objekt të përbashkët.

Ai shtoi se ato kanë vepruar dhe kanë lëshuar dokumente jashtëligjshëm për qytetarët e komunave Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Dragash.

Me 2 shkurt 2024 autoritetet kosovare, kanë mbyllur tri komuna paralele serbe në Pejë, Istog dhe Klinë.

Këtë e kishte konfirmuar vetë Sveçla ku tha se tha se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Me 30 gusht 2024, u mbyllen pesë institucione paralele serbe, qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit ishin caku tjetër i organeve të rendit.

Me 5 gusht 2024, u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veriun e Kosovës.

Autoritetet mbyllën nga tri objekte në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Gjatë vitit 2024 u mbyllën edhe Banka Kursimore e Postës, Instituti për Sigurime Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, si dhe disa kompani komunale, të gjitha duke funksionuar me sistemin parallel serb.

Kurse krejt në fund të vitit 2024 u mbyllën dy ndërmarrje publike serbe, që punonin sipas sistemit të Serbisë, Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore dhe ndërmarrja Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut.

Etiketat

Ofertat e fundit